Maradona: As VAR nuk do ta kishte anuluar “Dorën e Zotit”

Diego Maradona e ka mirëpritur teknologjinë në futboll por është shprehur se VAR nuk do ta kishte anuluar golin e tij të famshëm ndaj Anglisë në Kupën e Botës në 1986 ndaj i quajtur ndryshe “Dora e Zotit”, njofton Telesport. I pyetur nga Omnisport se çfarë do të kishte ndodhur por të kishte VAR, që do të përdorhet në Kupën e Botës për të parën herë, Maradona shprehet:

“Asgjë. Do të luaja kundër VAR-it.”

Por sulmuesi legjendar mbetet një mbështetës i teknologjisë. “Mendoj se duhet të ketë teknologji në futboll. Dhe futbolli nuk mund të jetë i shkëputur nga teknologjia pasi ajo është gjithandej.

“Mendoj se VAR është shumë i mirë pasi reflekton mbi atë që ndodh në fushë. nuk është thjesht për të parë golin ose pozicionin jashtë loje.”

Goli i dytë i ndeshjes ndaj Anglisë, ku dribloi gjashtë kundërshtarë para se të shënonte golin e avantazhit, u bë i njohur si goli i shekullit.

“Mendoj se goli i dytë është një gol që çdo lojtar e ka ëndërr ta shënojë që kur është fëmijë. Mendoj se akoma festohet dhe mbahet mend.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button