SHBA dhe BE dëbojnë dhjetëra diplomatë rusë lidhur me rastin Skripal

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar dëbimin e dhjetëra “zyrtarëve të inteligjencës” së Rusisë dhe ka urdhëruar mbylljen e konsullatës ruse në Sietëll, shkruan REL.

Bazuar në raportimet e mediave numri i rusëve të dëbuar duket të jetë 60.

Ambasadori rus në Uashington ka thënë se SHBA-ja është duke shkatërruar edhe ato pak marrëdhënie që kanë mbetur me Rusinë, ka raportuar Reuters, duke u bazuar në agjencinë e lajmeve RIA.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk ka thënë se 14 shtete të BE-së kanë dëbuar nga vendet e tyre diplomatët rusë, pasi blloku e konsideron përgjegjëse Rusinë për helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, në Salisbury në Britani të Madhe.

Shtetet e tjera që i janë përgjigjur masës së dëbimit janë edhe: Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia.

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Jacek Czaputowicz, ka thënë sot në një konferecë për gazetarë se katër diplomatë rusë do të largohen nga ky shtet më 3 prill.

“Solidarizimi me Britaninë dhe shtetet e tjera është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë ai.

“Do të ketë shpenzime diplomatike, mirëpo ia vlen”, ka thënë ministri polak.

Ukraina që aktualisht nuk është anëtare e BE-së, ka thënë se do të dëbojë 13 diplomatë rusë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button