Zëvendësi i Koxiasit, Amanatadis: Për disa çështje ka përafrim, për të tjerat po negociohet

Për çështje të caktuara ka përafrim, për të tjerat ende po negociohet, janë bërë hapa, ndërsa pozitivisht është kjo që ka vullnet politik, thotë zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Janis Amanatidis, në intervistën për radion greke „Realfm“, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

“Ekzistojnë çështje për të cilat ka përafrim, madje edhe marrëveshje, ndërsa ekzistojnë edhe çështje për të cilat po bisedohet. Për këtë shkak, në këtë periudhë do të bëhet vlerësim i negociatave që i ka udhëhequr ministri i Punëve të Jashtme Koxias dhe do të kishte takim të ardhshëm më 30 mars në Vjenë me praninë e Nimicit. Ekzistojnë pika në të cilat ekziston shumë përafrim i mirë dhe pika për të cilat ende po bisedohet dhe negociohet. Janë bërë hapa, ekziston vullnet politik edhe nga pala tjetër edhe krahas vështirësive që ekzistojnë edhe në IJRM, që negociatat të shkojnë përpara dhe kjo është pozitive”, thotë zëvendësministri i Koxiasit për radion greke, duke potencuar se nuk do të zbulojë për cilat pika janë përfaruar pozicionet, e për të cilat po negociohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button