Nga Qeveria, koncepti i harxhimeve nëpër restorante do të kalojë edhe në komuna

Ministri i Transparencës dhe Llogaridhënies, Robert Poposki deklaroi se së shpejti koncepti i publikimeve të harxhimeve që u bë nga kryeministri dhe ministrat e Qeverisë së Maqedonisë, do të realizohet edhe nga kryetarët e komunave, transmeton Portalb.mk.

“Unë shpresoj se së shpejti do të kem takim edhe me udhëheqësinë e Bashkisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë që konceptin e harxhimeve që tashmë e zbatoi Qeveria e Maqedonisë, t’ua ofrojmë edhe vetëqeverisjes lokale që të mund t’i informojnë qytetarët, sepse është e logjikshme se politikat e kësaj qeverie duhet të jetë politikë edhe e bartësve të funksioneve në pushtet lokal”, tha Poposki.

Ndërkaq, nga ana tjetër ka rreth 2 muaj që kur Qeveria e Maqedonisë i rekomandoi komunat të publikojnë 21 dokumentet për transparencë dhe llogaridhënie, por një gjë e tillë ende nuk ka nisur të zbatohet. Në lidhje me këtë, ministri Poposki deklaroi: “Por besoj se asnjë komunë nuk do të amnistohet nëse vazhdojnë të mos japin informata në mënyrë ligjore”, tha ai.

Se si do të jetë ajo që të mos jenë të amnistuar, Poposki u shpreh: Ju, gazetarët jeni këtu që t’i detektoni problemet. Gjykimi i opinionit, qeveria nuk mund të bëjë asgjë”.

Ndërkaq gazetarja Sashka Cvetkovska vlerësoi se Qeveria duhet të bëjë trysni ndaj njësive të vetëqeverisjes lokale.

“Megjithatë Qeveria duhet të bëjë trysni ndaj komunave. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Nuk mund të presim nga ata vetë të bëhen transparent”, tha Cvetkovska.

Ndryshe, më 31 tetor të vitit të kaluar, Qeveria e Maqedonisë me kërkesë të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës ka sjellë vendim ku i obligoi të gjitha ministritë, në përjashtim të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Mbrojtje që të publikojnë 21 dokumente që parasheh vënie në uebfaqe të informatave për tranparencë dhe llogaridhënie.

Ja çfarë informata duhet të publikojnë ministritë e Maqedonisë në 15 ditët e ardhshme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button