Orteku rrëshqet rrëzë malit, pamje që tregojnë “varrosjen” e një numri veturash (Video)

Disa pamje të publikuara në mediat sociale thuhet se tregojnë një ortek masiv që rrëshqiti poshtë malit Elbrus të Rusisë, duke “varrosur” një grumbull veturash.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një fluks të shpejtë bore i cili rrëshqiti rrëzë malit Elbrus në republikën e Kabardino-Balkaria, Kaukaz të Veriut – të shtunën.

Mali Elbrus thuhet se është në dhjetë malet më të shquara në botë dhe ka disa vendpushime shumë të njohura të skive.

Për fat të mirë, bora u ndal para se të godiste ndonjë ndërtesë më tej dhe shërbimet e emergjencës thanë se nuk kanë marrë ndonjë raport për lëndime të njerëzve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button