Nesër do të mbahet debat publik për ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale

Komisioni për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, nesër, do të mbajë debat publik në temë: Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, me fillim në orën 11,00 në Sallën “Boris Trajkovski” në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

“Për shkak të rëndësisë së temës, ndërkaq me qëllim që të kemi një debat  gjithëpërfshirës dhe konstruktiv, janë ftuar anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, media, portalet, shoqatat e gazetarëve, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe organizata joqeveritare. Në Debatin Publik, do të marrin pjesë edhe deputetët anëtarë të Komisionit për Politikë të Jashtme, Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Komitetit të Përbashkët Parlamentar –  Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian si dhe të Këshillit Nacional për Eurointegrime”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button