Kryetari i PLD-së, Milevski: Më sulmuan për shkak se kam votuar ligjin për përdorimin e gjuhëve

Kryetari i PLD-së, Goran Milevski dje është sulmuar në sheshin “Maqedonia” nga ana e disa personave të panjohur deri sa ka qenë duke biseduar në telefon , transmeton Portalb.mk.

Ai nuk ka marrë lëndime serioze, por konsideron se ky sulm vjen pas protestave para shtëpive të disa deputetëve të shumicës parlamentare.

“Konsideroj se sulmi që më ndodhi dje vjen për shkak nervozes që vjen nga votimi ligjit për përdorimin e gjuhëve. Nuk mund të komentoj se a është serioze e gjithë kjo, duke përfshirë edhe protestat para shtëpive të deputetëve, por çdo rast duhet të kuptohet si serioz”, tha për “A1on” dhe “Makfaks” , Goran Milevski.

“Një person i panjohur u afrua kah unë më shtyu dhe filloi të më godasë me grushte në kokë. Arriti të më bjerë disa herë dhe më pas arrita që ta largoj”, tregoi Milevski.

“Aion” dhe “Makfaks” nga burime të prokurorisë bëjnë të ditur se kryerësi i dhunës ndiqet për vepër penale “sulm ndaj personit zyrtar” në pajtim me Kodin penal.

Lideri i PLD-së, Goran Milevski është sulmuar fizikisht në mes të Shkupit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button