Rikonstruimi i Qeverisë, pritet të ndërrohen dy ministra disa drejtorë

“Pastrimi” i Zaevit përpara rikonstruimit të Qeverisë do të përfshijë disa ministra dhe drejtorë të pozitave të rëndësishme të cilët, sipas A1on, nuk kanë treguar rezultate të mira, njofton Portalb.mk.

Sipas burimeve partiake, në mesin e emrave të cilët pritet që të shkarkohen nga pozita është ministri pa resor për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert popovski. Një ndër lëshimet më të mëdha që ka bërë Popovski është ai kur kryeministri Zoran Zaev është përshëndetur me vrasësin e Martin Neshkovskit, Igor Spasovin në Idrizovë dhe fotografinë fillimisht e ka nxjerrë në faqen zyrtare të Qeverisë, ndërkaq më pas e ka fshirë.

Pos kësaj, Popovski ka bërë edhe një gaf tjetër, gjegjësisht kur shërbimi për informim i Qeverisë kumtoi se Zoran Zaev është takuar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ndërkaq në fakt ai vetëm është përshëndetur dhe ajo nuk ka zgjatur më shumë se 3 sekonda. Nga shërbimi për informim pranuan se bëhet fjalë për formulim aksidental, e cila është shpërndarë në faqen e Facebook-ut të kryeministrit, Zoran Zaev.

Në listën e atyre që duhet të largohen, është edhe ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, i cili erdhi nga sektori joqeveritar dhe u prit më shumë nga ai.

Edhe pse vjen kryesisht nga veprimtaria botuese, në konkursin për botime, asnjëherë më parë nuk ka pasur më shumë ankesa. Njohësit e dinë që rreth tij i ka mbledhur njerëzit të cilët janë bashkëpunëtor të vjetër nga fusha e botimeve dhe nga sektori civil, ndërkaq angazhimi i tyre është gjithashtu transparent, gjegjësisht nuk ka pasur as shpallje e as kritere për zgjedhje. Edhe pse ka thënë përpara emërimit të tij se transparenca do të jetë aduti kryesor, ashtu siç shkruan A1on, ky ministër komunikon në mënyrë selektive me mediat, në mënyrë protokollare, në bazë të vlerësimit të lirë të këshilltarët të tij.

Ka pasur akuza për dyshim për korrupsion gjatë shpërndarjes së mjeteve dhe projekteve nga programi vjetor për kulturë, ku fitimtarë kanë dalë miqtë, shokët partiak dhe persona tjerë të cilat kanë pasur lidhje partiake. Ende është i freskët edhe skandali kur Filarmonia e Maqedonisë ka marrë mbi 4.000 euro nga Ministria e Kulturës për koncert të grupit “Bernays Propaganda” prej ku kanë deklaruar se nuk kanë konkurruar dhe kanë paralajmëruar padi.

Allagjozovski është në listën e ministrave i cili më së shumti ka harxhuar për shërbime hoterlierike, bashkë me ministra të BDI-së. Allagjozovski është arsyetuar se llogaria ka qenë e lartë pasi që në të janë llogaritur edhe llogaritë e mysafirëve që kanë ngrënë e pirë në emër të ministrit në bife.

Burimet partiake theksojnë se mendohet edhe për zhvendosje të Milla Carovskës, e cila pranon se ka vendosur njollë në punën e Ministrisë. Nuk precizohet se cilat janë vërejtjen për Carovskën dhe nëse planifikon që të kalojë në sektor tjetër.

Ministri i deritanishëm i Drejtësisë vetë është shpëtuar nga shkarkimi, duke dhënë dorëheqje, pasi që ai e ka ditur se ai do të jetë pjesë e rikonstruimit për shkak të rezultateve të dobëta, shkruan A1on, transmeton Portalb.mk.

Burimet partiake komentojnë se është e mundur që Ministria e Drejtësisë t’i takojë LSDM-së, duke e pasur parasysh se duhet që të përshpejtohet procesi i reformave, ndërkaq BDI-së t’i jepet Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Përmendet që në lojë mund të hyjë Frosina Remenski.

Mendohet që të shkarkohen edhe katër drejtorë në pozita të rëndësishme për shkak të rezultateve të dobëta. Të gjithë katër u emëruan në gusht të vitit të kaluar.

Në mesin e tyre është drejtori i ELEM-it, Dragi Minovski, i cili erdhi nga pozita e profesorit në Fakultetin Elektro Teknik në Shtip. Edhe pse është kuadër i shkolluar, sipas burimeve partiake, Minovski nuk i ka plotësuar pritjet dhe nuk ka bërë asnjë lëvizje në ELEM, ndërkaq pritjet e LSDM-së kanë qenë të mëdha duke e pasur parasysh se partia në zgjedhjet e fundit më së shumti ka premtuar për këtë sektor.

“Të gjithë tenderët në mënyrë të kujdesshme do të revidohen nga udhëheqja e tij, prioritet kryesor i tij do të jetë rritja e prodhimit vendor, por edhe realizimi i kapaciteteve kyçe energjetike”, thanë nga LSDM vitet e kaluara duke theksuar se miliona euro kanë shkuar në tenderë të dyshimtë në vend që ELEM vetë ta kryej gërmimin e qymyrit dhe mbetjeve xeherore.

Në mesin e kandidatëve për shkarkim është edhe Gjoko Tanasoski, drejtori i Drejtorisë Doganore. Vërejtja kryesore për të është se edhe pas gjysmë viti nuk mundet që të përballet me strukturat e korruptuara të cilat ende veprojnë në doganë dhe se nuk ka kurrfarë lëvizje përpara.

Nga pozita mund të largohet edhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Zoran Kitanov, i cili paraprakisht ka qenë drejtor në ndërmarrjen “Strumica Gas”. Edhe pse person i afërt me kryeministrin Zoran Zaev, i cili e bëri gazifikimin e Strumicës, thuhet se sipas gjitha gjasave do të ndërrohet. Arsye për ndërrimin e tij thuhet të jetë se është pritur prej tij që t’i pastrojë krimet e udhëheqësisë paraprake, por aspak nuk ka pasur rezultat, përcjellë Portalb.mk.

Në listë është edhe Zan Gjorgjiev, drejtori i Pyjeve të Maqedonisë, i cili nuk ka bërë kurrfarë ndryshime pasi ka ardhur në këtë pozitë.

“Kanë vazhduar problemet e vjetra, shumë të punësuar, mosdorëzimi në kohë i drunjve, përsëri priten në mënyrë të jashtëligjshme malet”, thonë burimet.

Derisa ka zgjatur konkursi për zgjedhje të drejtorëve, edhe pse ka konkurruar dhe ende pret rezultat, Den Donçev për herë të dytë u emërua nga Qeveria për u.d. drejtor të Fondit për Sigurim Shëndetësor. Burimet partiake theksojnë se mendohet që funksionin do ta marrë tjetër person, pasi që Donçe nuk i ka kryer detyrat të cilat i janë dhënë. Vërejtje kryesore për të është se njerëzit vazhdojnë të mbledhin donacione në rrjetet sociale për mjekim jashtë vendit dhe për vendimin për dotacione për laboratorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button