Ambasada e Francës në Maqedoni do të ndajë donacione për Policinë e Tetovës (VIDEO)

Ambasada e Francës në Maqedoni do të ndajë donacione për Sektorin e policisë për ndjekjen e krimit në Tetovë dhe për shërbime tjera policore, për këtë gjë njoftuan sot zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu dhe ambasadori francez në shtet, Kristian Timonie, transmeton Portalb.mk.

Sipas Nuhiut, vetëm me mbështetje mund ta ngresim dhe ta profesionalizojmë policinë e shtetit.

“Jemi këtu së bashku me ambasadorin francez për të përcjellë mesazhin se ne jemi të interesuar për mbështetjen e kolegëve tanë të sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës. Unë dua të shpreh falënderim për mbështetjen që ka dhënë ambasadori në drejtim të donacioneve dhe mbështetjen e kuadrit për stërvitje sepse vetëm me mbështetje mund të ngritemi dhe t’i profesionalizojmë shërbimet e policisë”, tha Agim Nuhiu.

Ambasadori francez, Kristian Timonie tha se më e rëndësishme është që të përforcohet besimi i qytetarëve në policinë e shtetit dhe ndaj institucioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Që është shkak për hyrjen e shtetit në BE.

“Sot jam në Tetovë që të shoh se si shkon zhvillimi në polici dhe si aplikohen reformat e paralajmëruara në polici. Franca ndihmon për përforcimin e shtetit të Maqedonisë, edhe pse bëhet fjalë për një proces ku duhet të përforcohet besimi i qytetarëve në policinë e shtetit dhe në institucionet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Që është shkak për hyrjen e shtetit në BE”, tha ambasadori francez, Kristian Timonie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button