Lideri i PLD-së, Goran Milevski është sulmuar fizikisht në mes të Shkupit

Deputeti dhe lideri i PLD-së, Goran Milevski, dje është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur në sheshin “Maqedonia” të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Ai është rrëfyer për ngjarjen e pakëndshme, duke thënë se pa asnjë arsye është sulmuar dhe se pas goditjeve ka kërkuar ndihmë mjekësore, për çka dhe ka shkuar në spital, ndërkaq rastin e ka paraqitur edhe në polici.

“Derisa lëvizja në shesh, një person i panjohur më është afruar dhe më ka goditur me grushta. Arriti të më godasë disa herë, pas së cilës e largova nga vetja. Vetëpërmbajtja s’më ka lejuar që t’ia kthejë në atë moment dhe mirë është që ka ikur, pasi që nuk e di se si do të kishte mbaruar tërë kjo ngjarje”, deklaroi Milevski për “Slloboden Peçat”.

Incidentin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila njofton se “në orën 16:30 G.M. në stacionin policor ka paraqitur se derisa ka qenë duke lëvizur në sheshin Maqedonia është sulmuar nga një person”.

Policia thotë se po ndërmerren masat për pastrimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button