Poposki: harxhimet në restorante nuk janë vetëm të ministrave, por edhe të nëpunësve tjerë

 “Vendimi për publikimin e harxhimeve të ministrave të qeverisë së Maqedonisë është bërë si pilot projekt. Dhe filluam nga ne. Prandaj këtë e bënë fillimisht kryeministri dhe ministrat, i publikuan harxhimet deri në kafen e fundit të pirë. Më pas do të vazhdojmë me bartësit e tjerë të funksioneve shtetërore”, kështu deklaroi sot ministri i Transparencës i Maqedonisë, Robert Poposki, transmeton Portalb.mk.

Ministri Poposki gjithashtu bëri të ditur se instrumenti me të cilin u publikuan harxhimet e ministrave aktual ka mangësi e cila ka ardhur si pasojë se nëpunësit shtetëror kur i kanë futur të dhënat në sistem, nuk i kanë futur vetëm të ministrave por edhe të të gjithë personave tjerë të autorizuar për të bërë pagesa në emër të ministrisë.

” Dje dhe sot ka pasur shumë komente për vlerën e harxhuar të ministrave. Në vlerë, disa nëpunës administrativë nuk e kanë kuptuar, edhe pse disa herë u është sqaruar, faktin dhe e dhëna se është e nevojshme të publikohen vetëm harxhimet e ministrave, dhe jo harxhimet e të gjithëve që janë të autorizuar të nënshkruajnë kafe, ujë në suaza të ministrisë. Këtu ka një mangësi të vogël, që në ndërkohë do të korrigjohet. Sepse te disa kolegë janë paraqitur harxhime në total, për tërë ministrinë. Por edhe nëse i shihni si të tilla, si total i ministrisë, janë shuma reale që Qeveria e Maqedonisë, nëse i krahasojmë me qeverinë e Nikolla Gruevskit”, tha Poposki.

Ministri i Transparencës, Robert Poposki gjithashtu sqaroi se harxhimet e ministrave aktual nuk janë të njëjta – dyfish më i vogël në favor të ministrave të qeverisë aktuale për dallim me të ministrave të përbërjes së qeverisë kur kryeministër ishte Nikolla Gruevski.

“Ka shumë komente në publik, por ky është edhe qëllimi. Të shihet se kush sa në mënyrë ekonomike ka harxhuar, kush si ka menaxhuar me paratë e qytetarëve, dhe çfarë përshtypje ka tërë kjo në publik. Ne bëmë krahasim me periudhë të njëjtë të qeverisjes të vitin 2014 dhe atë pas periudhës zgjedhore, dhe kursimi i kësaj qeverie janë më shumë se dyfishi i i përbërjes së atëhershme të qeverisë së Nikolla Gruevskit”, tha Poposki.

Përndryshe, Qeveria e Maqedonisë para disa ditëve për herë të parë ka publikuar mjetin nëpërmjet të cilit janë publikuar harxhimet e ministrave aktual gjatë periudhës kohore qershor – dhjetor 2017. Siç paralajmëroi ministri për Transparencë, Robert Poposki, harxhimet do të publikohen edhe për gjashtëmujorin e dytë dhe i njëjti do të përfshijë edhe bartësit tjerë të funksioneve shtetërore.

Ndryshe, sipas veglës që e ka publikuar Qeveria e Maqedonisë, ministri i ekonomiksë, Kreshnik Bekteshi, për 6 muaj gjatë vitit të kaluar ka harxhuar 14.000 euro vetëm për shërbime hoterlierike në vend dhe jashtë vendit. Pas tij, vjen zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili gjithashtu për shërbime hotelierike ka harxhuar 13.000 euro, ndërkaq tanimë ish ministri i Drejtësisë, ka harxhuar 12.000 euro. Ministri Allagjozovski për shërbime hotelierike ka harxhuar 9.000 euro, ndërkaq ministri i Bujqësisë ka harxhuar 7.000 euro.

Vazhdon avazi vjetër, ministrat kanë harxhuar me mijëra euro nëpër restorante në llogari të qytetarëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button