Çavkov, Vasilevski dhe Mukovski do të dalin nga Shutka, Tarçullovski dhe dy deputetë të tjerë të lirë

Gjykata Supreme e Maqedonisë ka miratuar vendim për lëndën në lidhje me ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar, njofton Portalb.mk.

Sipas vendimit, ish ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov dhe deputetët Sasho Vasilevski dhe Kërsto Mukovski dalin nga Shutka dhe për të njëjtët është shqiptuar arrest shtëpiak. Pos tyre, arrest shtëpiak kanë marrë edhe Mitko Pesho, Dushan Llazaro, Goran Gjoshevski, Oliver Popovski dhe Mumir Pepiq.

Në ndërkohë, deputetëve Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski dhe Elena Bozhinovska – Docevska, dhe tenorit Igor Durullovski, u është shfuqizuar arresti shtëpiak dhe ata kanë për detyrë të paraqitën një herë në javë.

Me këtë vendim, për të gjithë të dyshuarit janë shfuqizuar pikat 2 dhe 3 të nenit 165 të Ligjit për Procedurë Penale, si bazë për vazhdimin e masës ë paraburgimit dhe arrestit shtëpiak.

Për të dyshuarit, K.M., S.V, M.Ç., M.P., G.Gj., O.P. dhe M.P masa paraburgim zëvendësohet me arrest shtëpiak.

Të dyshuarit Z.S., G.A., I.S., V.T. dhe V.M. ngelen në paraburgim.

Të dyshuarit L.D., J.T., E.D.B. dhe I.D. të cilëve u është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak, e njëjta është shfuqizuar dhe u është shqiptuar masa e kujdesit që të paraqiten në gjykatë një herë në javë në gjykatën e territorit ku jetojnë.

Të dyshuarit S.M., M.M. dhe S.M. masa e paraburgimit ngelet.

http://portalb.mk/397971-gjithcka-qe-ndodhi-gjate-sulmit-ne-kuvend-fotovideo/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button