Dëshmitari i rastit “Ryshfet” është konfuz: Prokurori dhe dy pjesëtarë të policisë kanë ardhur te unë në Strumicë

Biznesmeni, Ivan Nikollov i cili sot në Gjykatën Penale dëshmoi për rastin “ryshfet” ku i akuzuar është Zoran Zaev,  tha se lideri i LSDM-së i ka kërkuar 3 euro ryshfet për metër katror, dhe atë një euro për të, një për kishën dhe një për partinë, transemton Portalb.mk.

Megjithatë, kjo që e ka thënë sot biznesmeni nuk përputhet me të atë që e ka thënë më herët në hetim sepse atëherë ka thënë se gjoja se Zaev i ka thënë të jep tre euro ryshfet për ndërtimin e kishës. Këtë deklaratë e lexoi avokati i Zaevit në procesverbalin e hetimit. Megjithatë, dëshmitari përsëri thoshte se ai nuk e ka thënë atë në Prokurori, por disa herë konfirmoi se nënshkrimi në procesverbal është i tij.

“Nuk e di kush e ka shkruar këtë, unë nuk kam thënë ashtu, por nënshkrimi është i imi”, tha dëshmitari.

Në pyetjen e avokatit se nëse MPB-ja ia ka dhënë ose instaluar pajisjen, ai tha se nga MPB-js ia kanë kërkuar pallton, ku ia kanë vendosur pajisjen e incizimit.

Në pyetjen se a e kanë mësuar se si të incizojë, ai theksoi se i kanë thënë që duhet të shohë drejt kah Zaevi.

“Gjysmë ore para takimit ma kanë dhënë pallton. Dhe atëherë dy persona erdhën me vetura të policisë dhe më treguan se si të veproj”, tha dëshmitari.

Ai shpjegoi se palltoja vazhdimisht ka qenë te policia, dhe se ia kanë dhënë para takimit që ta vesh dhe përsëri ta kthejë.

“Te unë erdhën dy persona nga MPB-ja dhe prokurori. Më thanë se do të jenë me një vend tjetër dhe se atje duhet ta dërgoj pallton”, tha dëshmitari duke shpjeguar se më pas janë takuar te stacioni i autobusëve.

Biznesmeni shtoi se prokurori nuk ka shkuar gjithmonë. Në pyetjen se sa herë ka shkuar prokurori te ai, dëshmitari u mendua dhe pastaj tha prokurori nuk ka ardhur, por ai ka shkuar te ai në Shkup.

Por, pastaj përsëri u mendua.

“Për herë të parë erdhi edhe prokurori. Isha deri në shtëpi e mora pallton, e dorëzova dhe më thanë se është mirë”, tha dëshmitari.

Ai në fund pranoi dhe tha se prokuroi dy-tre herë ka qenë në Strumicë. Herën e parë janë takuar të stacioni i autobusëve, ndërsa takimet tjera në kompaninë e tij.

“Asnjëherë nuk ishte vetë. Gjatë gjithë kohës ishte me pjesëtarë të policisë, me veshje civile. Në shoqëri të prokurorit çdoherë kanë qenë dy persona”, tha dëshmitari.

Në pyetjen e avokatit Medarski se për çfarë biseduan në seancë, ai tha se biseduan për rastin.

Ndryshe, video-incizimi që përdoret si dëshmi në rastin “Ryshfet”  sot nuk u pa në seancë publike, siç u paralajmërua më herët se do të mund të shihet nga opinioni, transmeton Portalb.mk.

Gjykatësi, Darko Todorovski tha se gjykata ka dhënë vendim që videoja të prezantohet para opinionit, por në ndërkohë prokuroria e cila kundërshtonte ka kërkuar që ky vendim të bëhet me shkrim që të mund të ankohet në Gjykatën më të lartë.

Për atë duhet të pritet vendimi pas ankesës së dërguar.

Përndryshe, Zaev sipas akuzës ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.

Pranohet si dëshmi video-incizimi në rastin “Ryshfeti” ku i akuzuar është kryeministri Zaev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button