Reagime të shumta, pas lëvizjes së akrepave një orë përpara: “Ma kthe një orë gjumë” (Foto)

Pas kthimit të akrepave prapa, shumë njerëz shfrytëzuan rrjetet sociale, për tu ankuar që janë zgjuar për një orë më herët.

Gjatë natës së kaluar, akrepat kanë lëvizur për një orë përpara, që të shënojnë llogaritjen verore të kohës, transmeton Telegrafi. Por, për çfarë vere mund të bëhet fjalë, kur mbizotëron kaq ftohtë.

Shumë përdorues të Twitterit, kanë thënë se i kanë sytë e kuq nga zgjimi i hershëm, teksa kërkonin kryesisht ‘t’ju kthehet një orë gjumë’ si dhe shpreheshin të brengosur, se sa do të jetë në gatshëm për punë.

Temperaturat e ulëta, kanë bërë shumicën që të thonë se ndjehen më shumë sikur po hynë në dimër, se sa në stinën e pranverës. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button