Të jemi realist, Zaevi e ka “zhdukur” masën kritike

Të jemi të hapur dhe transparentë; me krijimin e qeverisë Zaev, masa kritike ndaj kryeministritë, ndaj qeverisë, ndaj institucioneve shtetërore, ka “vdekur”. Është pak sa e çuditshme, në kohën kur Gruevski ishte kryeministër, masa kritike ndaj tij ka qenë më e zhvilluar. Jemi për të na ardhur keq, të gjithë ata persona, tani më të sistemuar në qeverinë e LSDM-së, kush si këshilltar e kush si drejtor, ngrinin zërin edhe për fijen më të hollë të “kashtës”. E gjithë kjo kauzë, paska qenë kauzë personale për të plotësuar apetitet e tyre dhe për të shijuar të mirat e pushteti. E dini sesa kemi nevojë përsëri për “masë kritike të fortë”? Na nevojitet si asnjëherë më parë, sepse qeveria e re shumë “premtuese” po përsërit gabimet e qeverisë së vjetër, ja për shembull; rasti i Almirit, rikualifikimi i lëndës nga kryeprokurori i shtetit, që përbën një skandal me përmasa shumë të gjëra dhe diskriminuese për të gjithë shqiptarët.

Tani është momenti që të ngremë zërin për të drejtat tona, për të drejtat e të gjithë shqiptarëve, të tregojmë edhe ne se jemi popull i civilizuar dhe se dimë të bëjmë kauza të mëdha për të ruajtur indin tonë shqiptarë. Për tua bërë me dije të gjithë atyre që i ka verbuar pushteti dhe atyre që kauzat i kanë8 bërë për interesa personale e jo në interesa të përgjithshme. Koha është të zhvillohet “masa kritike” ndaj qeverisë, që të mos e lejojmë ta bëj “gjumin” rahat, por kur të mendohet të merr ndonjë vendim që dëmton të tjerët, të frikohet dhe të mendoj se ekziston një “masë kritike” që nuk e lejon të bëj dasmë sipas qejfit të vetë. Një pushtet i fortë sfidohet nga një masë kritike e fortë, një pushtet i fortë i cili nuk lejon masën kritike atëherë nënkupton se demokracia është duke u varrosur dhe se nuk lejon mendimin kritik ndaj pushtetarëve të caktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button