Makina iCar, ëndrra e parealizuar e Steve Jobs

Një makinë elegante, sportive, super teknologjike, me tapiceri të errët lëkure dhe me shenjën e mollës gjysmë të kafshuar në kofano. Kjo ishte një ndër ëndrrat e parealizuara të themeluesit të kompanisë Apple, Steve Jobs.

Lajmi u bë i ditur nga Mickey Drexler, anëtar i këshillit administrues të kompanisë Apple, gjatë punimeve të konferencës “Innovation Uncensored”.

“Shikoni industrinë e makinave në SHBA. Është një tragjedi. Kush i dizenjon këto makina?”- deklaroi Drexler, i cili theksoi se ëndrra e Jobs, përpara se të vdiste ishte projektimi i makinës super teknologjike, iCar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button