“Novosti”: Zagrebi dëshiron të vijë deri te dokumentacioni i SHPK-së

Autoritetet në Zagreb dëshirojnë nga Beogradi ta tërheqin dokumentacionin lidhur me krijimin e ustashëve nga koha e Luftës së Dytë Botërore, Shteti i Pavarur Kroat (SHPK), me qëllim që ta “përvetësojnë të vërtetën”, pohon në botimin e sotëm gazeta beogradase “Veçernje novosti”.

Sipas gazetës dokumentacionin që e kërkon Zagrebi përmban të dhëna për logorët e ustashëve dhe për krimet që i kanë kryer ustashët, për aktivitetet diplomatike të SHPK-së, për funksionimin e policisë, njësitë  e sigurisë, institucionet shtetërore dhe autoritetet lokale, si dhe në shumë se 200 filma të xhiruara në atë kohë.

НДХ Архива

“Novosti” pohon se Kroacia tashmë një kohë të gjatë tenton që përmes Komisionit për suksesion të ish Jugosllavisë të vijë deri te këto materialet historike dhe dokumentet origjinale të cilat i “dëshmojnë dhe në mënyrë plotësuese i zbardhin krimet të SHPK”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button