Vetëvendosje kërkon që parlamenti të përfshihet në dialogun Kosovë – Serbi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka hedhur kritika ndaj Presidentit të vendit Hashim Thaçi sa i përket zhvillimit të raundit të ri të bisedimeve Kosovë – Serbi.

Sipas tij ndërsa ka dhënë qëndrimin e subjektit Vetëvendosje, Kosova është Republikë Parlamentare ndërsa Kuvendi i Kosovës duhet të informohet çdo herë saktësisht për secilën marrëveshje apo dialog të realizuar në takimet Thaçi – Vuçiq, njofton Klan Kosova.

”Dialogu Kosovë- Serbi i cili u shndërrua në marrëveshje Thaçi – Daçiq, pat nisur në kohën e publikimit të raportit të Dick Marty”.

”Dialogu Thaçi – Daçiq po nis në kohën kur po priten aktakuzat e para të Gjykatës Speciale. Thaçi si i përfoluri i raportit të Dick Martyt, duhet të tërhiqet sa më parë. Presidenti serb e ka bërë të qartë se Serbia do sa më parë marrëveshje kompromisi për Kosovën, ku secila palë merr diçka”.

”Vuçiq do që të merret vesh me Thaçin para se Kosova të bëhet me ushtri. Ai do ta shfrytëzojë dobësinë e Thaçit në këtë dialog të ri”.

”Me këtë dialog do që t’i ç’armatos zërat kritik ndaj tij në BE, duke u nisur me proces të sigurt të dialogut me Thaçin”.

”Ne nuk kemi nevojë edhe për një dialog pa parime, pa kushte për Serbinë, për një dialog të privatizuar nga Presidenti Thaçi”.

”Kosova është Republikë Parlamentare dhe në Kuvendin e Kosovë duhet të debatohet për çfarëdo dialogu me Serbinë. Duhet të marrin darkat e presidentit kosovar sepse ato janë tepër të shtrenjta për shtetin tonë dhe për popullin e Kosovës”.

” Vetëvendosje do kyçjen e të gjithë akterëve kryesor të vendit në këtë proces të dialogut”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button