Vazhdon avazi vjetër, ministrat kanë harxhuar me mijëra euro nëpër restorante në llogari të qytetarëve

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi është lider për harxhime në restorante dhe objekte hotelierike në vend dhe jashtë vendit, njofton Portalb.mk.

Sipas veglës që e ka publikuar Qeveria e Maqedonisë, Bekteshi, për 6 muaj gjatë vitit të kaluar ka harxhuar 14.000 euro vetëm për shërbime hoterlierike në vend dhe jashtë vendit. Pas tij, vjen zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili gjithashtu për shërbime hotelierike ka harxhuar 13.000 euro, ndërkaq tanimë ish ministri i Drejtësisë, ka harxhuar 12.000 euro. Ministri Allagjozovski për shërbime hotelierike ka harxhuar 9.000 euro, ndërkaq ministri i Bujqësisë ka harxhuar 7.000 euro.

Më së paku kanë harxhuar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ai i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, gjegjësisht nga 500 euro.Ministri Dimitrov, i cili në periudhën e fundit vazhdimisht ka qenë jashtë vendit për shkak të bisedimeve për çështjen e emrit, për shërbime hoterlierike ka harxhuar 2.500 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button