Dritat e forta të veturave moderne po shkaktojnë aksidentet

Dritat e forta të veturave moderne janë duke u konsideruar si rreziku më i ri nëpër rrugë, pasi po dezorientojnë përkohësisht shoferët, thuhet në një hulumtim të ri.

Dy të tretat e shoferëve kanë thënë se rregullisht pengohen nga dritat, edhe nëse ato janë të zhytura me baltë, thuhet në hulumtimin e kryer nga RAC.

Shumica e këtyre shoferëve kanë thënë se u duhen së paku pesë sekonda para se të shohin qartë përsëri, transmeton Koha.net.

15 për qind e 2 mijë e 61 shoferëve të anketuar në Britani të Madhe kanë treguar se gati sa nuk kanë pësuar aksident nga dezorientimi që kanë shkaktuar dritat, të cilat sipas tyre, janë shumë të forta.

“Intensiteti dhe shkëlqimi i dritave të veturave të reja po shkakton vështirësi te shoferët”, ka thënë Pete Williams nga RAC.

“Teknologjia e dritave ka avancuar shumë gjatë viteve të fundit, por derisa e ka lehtësuar vozitjen e disa shoferëve, për disa të tjerë janë të padëshiruara”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button