Shkupi do të bëhet me korridor të ri të trafikut

Qeverisja e qytetit të Shkupit ka filluar procesin për ndërtimin e korridorit të ri të trafikut dhe urën në lumin Vardar që do të lidh komunat e Gazi Babës dhe Aerodromit, me çka do të sigurohen kushte për trafik më efikas dhe më të sigurt në Shkup.

“Projekti për ndërtimin e këtij korridori të komunikacionit, përveç ndërtimit të një ure të re 120 metra përmes Vardarit në Keramidnicë, parasheh edhe ndërtimin e bulevardit të ri dhe rekonstruimin e të vjetrit në gjatësi totale 2170 metra, 6 korsi për vetura, shtigje të biçikletave në dy drejtime, shtigje për këmbësorë dhe mbjellje të drunjve, si dhe futjen e linjave të reja të autobusëve të transportit publik. Shkupi fillon të ndërtohet si qytet i hapur i cili lidh dhe punon për qytetarët. Ndërtimi i korridorit të ri të komunikacionit është në interes të qytetarëve të Shkupit, siguron komponentë zhvillimore për qytetin dhe mundëson trafik më të sigurt dhe më të shpejtë”, thuhet në komunikatën e Qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

LSDM përmes qeverisjes qendrore dhe qeverisjeve lokale që i udhëheqë vazhdon të punon me përgjegjësi, ndershmëri dhe përkushtim në realizimin e masave që sigurojnë zhvillim infrastrukturor, zhvillim ekonomik dhe kushte kualitative për jetë për të gjithë, thuhet më tej në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button