Aeroportet e Maqedonisë me fluturime në destinacione të reja gjatë sezonit veror

Gjatë sezonit verorë janë paraparë destinacione të reja sezonale dhe gjithashtu rritja e numrit të fluturimeve kah destinacionet ekzistuese që hyn në fuqi sot dhe vazhdon deri më 27 tetor.

“Për një kohë shumë të shpejtë do të shpallet konkurs publik në të cilin do të mund të aplikojnë të gjitha kompanitë me buxhet të ulët të cilat do të ofrojnë destinacione të reja, për çka do të pranojnë përkrahje nga shteti. Bëhen analiza rreth modelit të financimit dhe kushteve që do të jenë pjesë e tenderit. Qëllimi kryesor është të ndihmohen kompanitë me buxhet të ulët”, u shpreh ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, transmeton Alsat M.

Në Buxhetin e vitit 2018 Ministria për transport dhe lidhje ndau 1,7 milionë denarë për ndihmë financiare për destinacionet e reja të ofruara nga Shkupi dhe Ohri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button