SHBA, zbulohet fati tragjik i aktores nga Shkupi

Aktorja nga Maqedonia, Adea Shabani, e cila është raportuar e zhdukur prej shumë kohës, besohet se ka vdekur.

Mediat amerikane shkruajnë se burri i cili ishte në lidhje me të bëri vetëvrasje të enjten pas përndjekjes nga policia.

Adea Shabani jetonte në SHBA më pak se dy vite më parë për të ndjekur karrierën e saj në aktrim.

Policia e konfirmoi për FOX11 se familja dhe miqtë e saj besojnë se Adea ka vdekur. Chris Spotz, 33 vjeç, që gjithashtu ishte një aktor ambicioz, ishte në lidhje me Adean, transmeton Albeu.

KTLA raportoi se ai dhe Adea ishin takuar në një shkollë të aktrimit. Zyra e Sherifit në Qarkun e Riverside tha se Spotz tentoi të ikte nga policia me një kamion të vjedhur.

Spotz raportohet se kishte një pasagjer në automjetin e vjedhur por u ndalua që ta linte personin të dilte jashtë, para se të vazhdonte ikjen e tij nga policia.

Shoferi më pas qëlloi veten në kokë, përderisa policia tentoi të krijonte një kordon bllokues në rrugë për ta ndalur atë.

Autoritetet i thanë NBC Los Angeles se automjeti mund të jetë përdorur për vrasje. Detaje të tjera rreth vrasjes nuk u bënë publike. Policia beson se Shabani u vra në një rajon mes Hollivudit dhe Sakramentos.

Policia po vazhdon ta kërkojë trupin e Adeas dhe zhdukjen e saj misterioze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button