Xhafaj sqaron kokainën nga Amerika, tregon ku gjendet Eskobari shqiptar

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ndodhet në SHBA në një vizitë zyrtare thotë se “shumë shpejt Prokuroria e Krimeve të Eënda do të arrijë të identifikojë se cilët kanë qenë të përfshirë në trafikun e kokainës së kapur në Durrës.
I pyetur nga “Zëri i Amerikës” nëse për këtë sasi droge të kapur, “ka shenja për lidhje me nivele të larta në Shqipëri, me zyrtarë, me politikanë, nga kanë marrë mbështetje?”, ministri Xhafaj u përgjigj:

“Mua personalisht, në cilësinë time si ministër, nuk më rezulton, por mbetet për të parë se çfarë do të nxjerrë hetimi. Ajo që shpesh bëjmë gabim në Shqipëri, është që flasim ne më shumë, se sa ata që u takon të bëjnë detyrën e tyre dhe që, në këtë rast, janë prokurorët e Kimeve të Rënda. Unë shpresoj që ata do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje dhe kjo ishte arsyeja që në pikat e bisedimit unë e vura theksin tek nevoja për një asistencë të drejtpërdrejtë edhe në çështjen konkrete dhe sa jam unë në dijeni, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit ka diskutuar konkretisht edhe me DEA-n edhe me FBI-në për këtë”.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ministri Xhafaj u ndal edhe tek takimet me përfaqësues të DEA-s dhe të FBI në SHBA.

Xhafaj tha se ka kërkuar mbështetje konkrete nga këto dy agjenci ligjzbatuese, si dhe ka kërkuar një agjent të FBI në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button