fbpx

Në SHBA protestohet për ligje më të ashpra në kontrollin e armëve

Mijëra protestues janë mbledhur në parkun afër shkollës së mesme në Florida ku një muaj më parë ka ndodhur masakra me të shtëna në ambientet e këtij institucioni, transmeton REL.

Kjo protestë është organizuar në kuadër të marsheve kombëtare në kërkim të ligjit më të rreptë për kontrollin e armëve.

Në të njëjtën kohë thirrjes së nxënësve të mbijetuar nga incidenti më të shtëna në Florida, u janë bashkuar mijëra persona të tjerë në Uashington, derisa në këtë vend organizatorët presin që të mblidhen rreth 50,000 persona.

Marshe të tilla si “Marsh për Jetët Tona”, janë planifikuar edhe në qytete të tjera në Shtetet e Bashkuara.

Më 14 shkurt, një 19 vjeçar ka nisur sulm me armë zjarri në një shkollë në Florida, duke lënë të vdekur 17 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button