Kina i tregon SHBA-së, se do t’i mbrojë interesat e saj kombëtare

Kina ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të mbrojë interesat e veta në tregti, ka njoftuar media shtetërore kineze, pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka përkrahur tarifat për mallrat kineze, transmeton BBC, përcjell REL.

Komentet janë bërë në një bisedë telefonike në mes të zëvndëskryeministrit kinez, Liu He dhe Sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin.

Trump ka njoftuar për planet e tij për vënien e tarifave rreth 60 miliardë dollarë në mallrat kineze, duke akuzuar këtë shtet për vjedhje të pronës intelektuale.

Ky hap ka krijuar zëra të cilët thonë se ka mundësi të nisjes së luftës tregtare.

Liu, që njëherësh është edhe këshilltar ekonomik i presidentit kinez, Xi Jinping, i ka thënë Mnuchin se Pekini, “është gati për të mbrojtur interesat e veta”, mirëpo shpreson se “të dyja palët do të vazhdojnë të jenë racionale dhe të punojnë së bashku”, ka raportuar agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Gjatë një bisede telefonike, e cila mendohet të jetë e nivelit më të lartë mes dy qeverive, prej kur Trump ka njoftuar për tarifat në ditën e enjte, Liu ka akuzuar SHBA-në për shkelje të rregullave ndërkombëtare për tregti.

Para planit për vënien e tarifave, Trump pati udhëruar një hetim lidhur me praktikat kineze për pronën intelektuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button