Nga dita e nesërme “Rruga e Kombit” bëhet me pagesë

Nga dita e nesërme pritet që çdo automjet i cili do kalojë në Rrugën e Kombit të bëjë pagesën nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje, transmeton Albeu.

Paralajmërimet për taksën rrugore në “Rrugën e Kombit”, që përbën projektin më të madh inxhinierik rrugor në historinë e Shqipërisë, janë komentuar në mënyra të ndryshme nga përfaqësues të institucioneve në Kosovë.

Në bazë të analizave të ekspertëve, nëse autostrada realizon minimumin e trafikut për një aks të këtij niveli, 7 mijë makina në ditë, siguron një të ardhur vjetore rreth 13 milion euro, pa llogaritur tarifat e larta ndaj automjeteve të rënda.

Ndryshe, mësohet se taksa do të paguhet në hyrje të tunelit të Kalimashit. Konkretisht, në bazë të kontratës për çdo auto-veturë taksa e hyrjes do të jetë 5 euro. Po ashtu dhe taksa e daljes 5 euro. Thënë ndryshe, për të përdorur Rrugën e Kombit çdo drejtues auto-veturë do të paguajë 10 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button