Mbi 5.000 persona lëshojnë Gutën Lindore përderisa evakuimi vazhdon

Një konvoj i dytë i automjeteve që mbante civilë dhe luftëtarë të opozitës nga rrethinat e Gutës Lindore të qytetit sirian, Damask, ka mbërritur në provincën Hama në Sirinë perëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas korrespondentëve të AA-së në Gutën Lindore, konvoji me 45 autobusë dhe me mbi 3.300 persona mbrëmë vonë lëshoi zonën e rrethuar.

Pacientët me kushte urgjente shëndetësore pritet të transferohen në qytetin Idlib të zotëruar nga opozita dhe në pjesën perëndimore të provincës së Halepit.

Dje, poashtu edhe konvoji i parë i përbërë prej 30 autobusësh mbërriti në Idlib dhe në fshatin perëndimor të Halepit. Autobusët mbanin mbi 1.900 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Deri më tani, 5.198 persona janë evakuar nga Guta Lindore, nga gjithsej 8.000, duke përfshirë luftëtarë të opozitës dhe familjet e tyre, të cilët janë planifikuar për evakuim nga rajoni i rrethuar nga regjimi sirian, si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Rusia midis regjimit sirian të Bashar al-Asadit dhe grupeve të armatosura të opozitës.

Më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) njëzëri miratoi Rezolutën 2401, e cila kërkoi një armëpushim në Siri, veçanërisht në Gutën Lindore, për të lejuar dhënien e ndihmës humanitare.

Pavarësisht rezolutës së armëpushimit, në fillim të këtij muaji regjimi sirian dhe aleatët e tij filluan një ofensivë të madhe tokësore, që synonte pushtimin e pjesëve të provincës të zotëruara nga opozita.

Që nga 19 shkurti, më shumë se 1.000 persona thuhet se janë vrarë në sulmet e kryera nga regjimi dhe aleatët e saj në Gutën Lindore.

Guta Lindore, shtëpi e rreth 400 mijë banorëve civilë, mbetet nën rrethimin e regjimit për pesë vitet e fundit, i cili ka penguar shpërndarjen e furnizimeve të nevojshme humanitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button