Thaçi: Intervenimi i NATO-s hapi kapitullin e çlirimit të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohjen e shtetit të Kosovës për shtetet aleate, derisa ka rikujtur 19 vjetorin e nisjes së fushatës ajrore të NATO-s, kundër caqeve serbe, transmeton REL. 

“U jemi përjetësisht mirënjohës SHBA-së, shteteve të BE-së dhe Aleancës së NATO-s, që me intervenimin e tyre hapën kapitullin e çlirimit të Kosovës”, është shprehur Thaçi, përmes një postimi në Facebook.

Presidenti po ashtu ka thënë se “Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e paqes, sigurisë dhe për një të ardhme në fqinjësi të mirë në tërë rajonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button