Mbi 80 lokacione sonte në errësirë si pjesë e “Orës së Planetit Tokë”
Maqedonia sot në ora 20:30 minuta sipas orës lokale do të kyçet në aksionin global “Ora e planetit Tokë” me fikjen e dritave të mbi 80 lokacioneve, përcjell Poratlb.mk.
Një orë në errësirë në Shkup do të jenë sheshi Maqedonia me përmendoret, Porta Maqedonia, rruga Maqedonia, Ura e gurit, Kalaja e Shkupit, Teatri popullor I Maqedonisë, Muzeu Arkeologjik dhe disa lokalitete të tjera.
Në këtë aksion janë kyçur edhe komunat e Shkupit, Aerodrom, Karposh, Gjorçe Petrov, Gazi Babë dhe Qendër, si dhe qendrat tregtare “Capitol” dhe City Moll”.
Ngjarja kryesore do të mbahet në sheshin Maqedonia ku vullnetarë nga Kryqi I kuq me 500 qirinj do ya shënojnë logon e aksionit +60.
Ky është viti i nëntë që Maqedonia bëhet pjesë e aksionit “Ora e Planetit Tokë”. Këtë vit pjesë e aksionit janë mbi 180 shtete dhe 7000 qytete në botë.