Ibrahimoviç: I gëzohem pushtimit tim të SHBA-ve, ashtu siç pushtova Evropën

Me të mbëritur në Los Angeles Galaxy, pasi paraprakisht braktisi anglezët e Manchester United, futbollisti suedez Zllatan Ibrahimoviç ka filluar me intervistat në stilin tashmë të njohur për të. Në një intervistë për faqen zyrtare të internetit të ligës amerikane në futboll, MLS, ai tha se i gëzohet pushtimit të SHBA-ve, ashtu siç më herët pushtoi Evropën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sulmuesi 36 vjeçar vendosi të shkëput kontratën me “djajt e kuq” për të vazhduar karrierën në Los Angeles Galaxy, në njërin nga ekipet më të suksesshëm amerikan.

“Jam jashtëzakonisht i emocionuar. Jam i vetëdijshëm për bagazhin me të cilin kam ardhur dhe çfarë mund të bëj. Kjo është një aventurë e re për mua, është një sfidë e re. Gëzohem që do të pushtoj SHBA-të, ashtu siç pushtova Evropën”, theksoi Ibrahimoviç.

Suedezi, i cili këtë sezon pas rikthimit në fushën e blertë nga shkaku i një një dëmtimi të gjurit luajti vetëm shtatë ndeshje për Manchester United, këmbëngul se për një kohë të gjatë e dinte se LA Galaxy do të jetë destinacioni i tij i radhës.

“Pas 20 viteve të kaluara në Evropë, ku luajta për klubet më të mëdha, me lojtarët më të mirë dhe fitova një morri trofeshë, konstatova se erdhi koha të ndërroj kontinentin duke u transferuar në MLS. Nuk kisha asnjë dilemë, Galaxy është ekipi i duhur, prandaj ishte përzgjedhja ime”, tha Ibrahimoviç, për të shtuar se David Beckham i ndihmoi shumë në marrjen e vendimit.

“Beckhamin e njoftova në kohën kur luajta në Paris Saint-Germain, dhe atëherë më fliste për Galaxy-n dhe përvojën që ka pasur këtu. Fliste me tone pozitive, duke më thënë se do të duhet të transferohem atje një ditë. Fjalë të tilla janë një ndihmesë e madhe kur zgjedhni destinacionin e radhës. Një gjë e tillë duhej të ndodhë më herët, por ja që nuk ndodhi. Megjithatë, ndodhi tani dhe ky është fati”, tha Ibrahimoviç.

Në karierën e tij të pasur prej futbollisti, Ibrahimoviç ka veshur fanellat e Malmo FF, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG dhe Manchester United, më të cilët ka fituar të gjitha trofetë e mundur, përveç atë të Ligës së Kampionëve. Për Suedinë është paraqitur në 116 ndeshje, ku ka shënuar 62 gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button