Feride Rushiti nderohet nga Departamenti amerikan i Shtetit si grua e guximshme

Departamenti amerikan i Shtetit i ka ndarë Feride Rushitit, Çmimin Ndërkombëtar për Grua të Guximshme. Rushiti është drejtore e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ajo ka treguar se ky çmim përveç që nderon atë personalisht, ka shumë rëndësi edhe për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë. Në këtë intervistë, Rushiti flet edhe për penisionin dhe Ligjin që e njeh këtë grup shoqëror si kategori të dalë nga lufta.

Rushiti shprehet se një çmimi i tillë i ka respektuar mbi 20 000 femra të cilat ishin pre e dhunës seksuale në Kosovë.

Çmimi Gruaja e Guximshme, përveç që më ka nderuar mua, mbi të gjitha mendoj që i ka nderuar dhe respektuar mbi 20,000 gra, viktima të dhunës seksuale në Kosovë dhe i ka bërë ato edhe me të fuqishme që sot të luftojnë dhe të arrijnë t’i mposhtin të gjitha paragjykimet që sot mbizotërojnë në shoqërinë tonë në raport me këtë grup të ndjeshëm shoqëror. Përtej kësaj, ne mendojmë se viktimat e dhunës seksuale ende duhet të përkrahen vazhdimisht në fushën e rehabilitimit, mbi të gjitha në qasjen në drejtësi, pasi asnjëra nga ato deri më sot nuk ka pasur drejtësi mbi të kaluarën e tyre, duhen të fuqizohen ekonomikisht dhe mbi të gjitha duhet të fuqizohen që ato t’i qasen komisionit shtetëror për njohjen e statusit të tyre si viktima të dhunës seksuale – u shpreh Feride Rushiti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button