Samiti i dy koreve: Javën e ardhshme nisin bisedimet e nivelit të lartë

Koreja Veriore dhe ajo e Jugut janë dakorduar që javën e ardhshme të mbajnë një takim të nivelit të lartë, si një parapërgatitje për samitin e muajit prill, ku do të takohen lideri veri-korean Kim Jong Un dhe homologu i tij nga jugo-korean, Moon Jae-in, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria jugo-koreane për Bashkim, Cho Myoung-gyon, bëri të ditur se samiti i dy liderëve synon përmirësimin e raporteve midis dy shteteve, përfshirë edhe zgjidhjen e problemit rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Ministri Myoung-gyon do të kryesojë delegacionit nga jugu, që do të marrë pjesë në takimin e 29 marsit në fshatin kufitar Panmunjom, ku pritet të bisedohet për detajet e samitit.

Delegacioni i veriut do të kryesohet nga Ri Son Gwon, kryesues me Agjencinë për çështje ndër-koreane.

Që nga lufta koreane e zhvilluar në vitet 1950-1953, liderët e të dyja shteteve janë takuar vetëm dy herë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button