Turqi, 4 të vdekur dhe 37 të lënduar në aksident trafiku

Së paku katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 37 të tjerë janë plagosur pasi një autobus doli nga rruga dhe u përmbys në afërsi të qytetit qendror turk Aksaray, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç mësoi gazetari i AA-së, autobusi i cili ishte nisur nga Stambolli drejt Adiyaman, u përmbys pasi shoferi humbi kontrollin mbi automjetin, në afërsi të qytetit Aksaray.

Në aksidentin e trafikut humbën jetën së paku katër persona, ndërsa u lënduan 37 të tjerë. Në vendin e aksidentit arritën ekipe të ndihmës së shpejtë dhe ato të shpëtimit, ndërsa të lënduarit u transferuan në spital.

Deniz Pinar, njëri nga pasagjerët që në aksidetin kaloi pa lëndime, për AA tha se ishte zgjuar kur autobusi doli nga rruga.

“Isha zgjuar dhe vërejta se si autobusi po del nga rruga. Shpejt më pas edhe u përmbysëm. Shoferin me siguri e ka zënë gjumi mbi timon”, tha Pinar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button