Fillon llogaritja verore e kohës

Me zhvendosjen e akrepave të orës për një orë para, gjegjësisht nga ora 2 në 3, prej sonte pas mesnate fillon llogaritja verore e kohës, raporton Anadolu Agency (AA).

Llogaritja e tillë e kohës do të zgjasë deri në javën e fundit të tetorit, gjegjësisht më 28 tetor në ora tre të mëngjesit, kur akrepat e orës do të zhvendosen për një orë prapa.

Kalimi nga llogaritja dimore në atë verore të kohës është vendosur me arsyetimin se “vazhdon” dita, mundësohet kursimi i energjisë elektrike, rritet prodhimtaria e fuqisë së punës, përmirësohet përshtatja e njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Në Maqedoni llogaritja verore e kohës për herë të parë është vendosur më 27 mars të vitit 1983.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button