Kosova e 12-ta në botë për çmimin e një dreke në restorant

Kosova përveç shijes unike dhe dietës mesdhetare, vendi ynë renditet në vendet me të lira për sa i përket ushqimeve në restorante.

Sipas renditjes së Numbeo, në vitin 2017, Kosova u rendit e 12-ta në botë për restorantet më të lira. Indeksi tregon se në Kosovë mund të konsumon një drekë me tri pjata për dy persona në një restorant mesatar për 12.5 euro. Edhe pse ndër shtetet më të lira në botë, disa prej vendeve të rajonit janë edhe më të lira se Shqipëria. Maqedonia, pas Kosovës është vendi më i lirë i rajonit për sa i përket çmimit të një dreke për dy persona në një restorant mesatar prej 13.81 euro dhe pas saj vjen Bosnja dhe Hercegovina me 15.3 euro, ndërsa Shqipëria renditet e 22-ta me një çmim prej 16.37 euro, shkruan Telegrafi.

Restorantet më të lira për të konsumuar një drekë janë vendet aziatike. Në Bangladesh mund të konsumosh një drekë për dy persona për vetëm 6.8 euro, ndjekur nga Pakistani me 7.3 euro dhe në vend të tretë është India me 7.46 euro. Gjithashtu, mjaftë të lira janë edhe Indonezia, Malajzia, të cilat janë të njohura për kuzhinën e veçantë dhe përdorimin e erëzave në gatim.

Për sa i përket vendeve më të shtrenjta, Zvicra është në vend të parë, ku një drekë për dy persona me tre pjata kushto mesatarisht 85.5 euro. Edhe pse më lirë se një vit më parë Zvicra zë vendin e parë për sa i përket çmimit të lartë të restoranteve. Restorantet më të shtrenjta do t’i gjeni në shtetet e Evropës Perëndimore si Belgjika, Danimarka, Islanda, ku dreka do t’iu kushtojë më shumë se 80 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button