Norvegjia “tremb” Shqipërinë, mposht 4-1 Australinë pjesëmarrëse në Botëror

Norvegjia do të vijë në Shqipëri me një moral të lartë, pasi ka mposhtur në një tjetër ndeshje miqësore Australinë pjesëmarrëse në Botëror, me rezultatin 4-1, transmeton TCH.

Kombëtarja nordike e pa veten shumë shpejt në disavantazh të një goli, kur “kangurët” shënuan në minutën e 19 me anë të Jackson Irvine, që aktivizohet me Hull Cityn në kategorinë e dytë angleze, Championship.

Norvegjezët do të reagonin brenda pjesës së parë për të barazuar rezultatin në 1-1, me autor goli Ola Kamara. Por, 28-vjeçari që luan me LA Galaxy në MLS-në amerikane nuk do të ndalej me kaq, pasi do të shënonte edhe dy herë të tjera në 45-minutëshin e dytë, pasi Norvegjia kishte kaluar më herët në avantazh 2-1.

Golin e dytë për vendasit e drejtuar nga suedezi Lars Lagerback e shënoi Reginiussen, e atë do ta pasonte dygolëshi i Kamarasë në minutat 57 dhe 92.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button