Opozitarët taxhikë të arrestuar në Turqi nuk do të ekstradohen

Hulmtuesi i Human Rights Watch, Steven Swerdlow ka thënë se Turqia ka arrestuar dy politikanë opozitarë taxhikë, të cilët kërkohen në Taxhikistan, por tash për tash nuk do t’i esktradojë ata, transmeton REL.

Swerlow i tha Radios Evropa e Lirë se Gjykata Kushtetuese turke ka marrë vendim që të anulojë ekstradimin e taxhikëve, pas shqetësimeve të ngritura se ata mund të përballen me torturë, në burgjet në Taxhikistan.

Zëdhënësi i lëvizjes opozitare Grupi 24, Saidali Ashurov, i cili po ashtu jeton jashtë vendit, ka thënë se lideri i këtij grupi, Suhrobi Zafar dhe anëtari tjetër Nasim Sharipov, janë arrestuar në shtëpinë e tyre në Stamboll më 19 mars.

Ashurov ka thënë se politikanët janë njoftuar nga autoritetet turke se ekstradimi i tyre në Taxhikistan është suspenduar për tre muaj.

Ambasada taxhike në Ankara dhe zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ata nuk kanë asnjë informacionë për politkkanët.

Lëvizja politke Grupi 24, që prej vitit 2014 është organizatë e ndaluar në Taxhikistan, pasi autoritetet thonë se ka lidhje me grupet ekstremiste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button