Ali Ahmeti deklarohet në lidhje me hetimin e PSP-së kundër tij

Prokuroria Speciale Publike aktakuzën për regjistrimin e parealizuar në vitin 2011 e ka dërguar në adresë të gabuar. Unë nuk jam fajtor, ishte vendim i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në atë kohë, u përgjigj Ali Ahmeti sot në pyetjen e gazetarëve pas takimit me ministrin grek, Nikos Koxias, transmeton Portalb.mk.

Lideri i BDI-së në lidhje me miratimin e ligjit të gjuhëve tha se këto ditë pritet të hijë në fuqi dhe se kryetari i shtetit, Gjorgje Ivanov nuk ka nevojë ta nënshkruajë.

“Kryetari Ivanov nuk duhet të hezitojë për nënshkrimin e ligjit të votuar për përdorimin e gjuhëve. Me miratimin e ligjit do të kryhet impementimi i Marrëveshjes së Ohrit”, tha Ahmeti.

Prokuroria Speciale me hetim kundër Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit (VIDEO)

Lexo edhe:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button