fbpx

Xhaferi-Kotzias: Nevojitet bashkëpunim midis parlamenteve të Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, i cili qëndron për vizitë në Maqedoni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga kabineti i kreut të Kuvendit të Maqedonisë, thuhet se Xhaferi ka theksuar se anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian (BE) është përcaktim i shumicës së të gjithë qytetarëve të Maqedonisë pa dallim në përkatësinë e tyre etnike dhe fetare.

Xhaferi në takim ka theksuar se qeveria aktuale e Maqedonisë është e përkushtuar në rrugën euro-atlantike të vendit, si dhe në përmirësimin e marrëdhënieve me të gjithë fqinjët, përfshirë me Bullgarinë dhe Greqinë.

“Edhe përskaj marrëdhënieve të ndërlikuar politike, Maqedonia dhe Greqia kanë bashkëpunim të mirë ekonomik. Greqia është investuesi i katërt më i madh në Maqedoni, por ajo që mungon është mospasja e bashkëpunimit bilateral të drejtpërdrejtë me Parlamentin e Greqisë, përveç në margjinat e takimeve multilaterale dhe nismave rajonale”, ka theksuar Xhaferi.

Xhaferi poashtu theksoi nevojën e një takimi trelateral ndërmjet parlamenteve të Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë, në të cilin do të diskutohen mundësitë dhe mënyrat për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar në të gjitha nivelet në të ardhmen.

Ndërkaq, ministri Kotzias ka theksuar se po ndodh përparim i madh demokratik dhe shprehu mirënjohje për mundësinë për këmbim të mendimeve për tema me interes të përbashkët për përparimin e demokracisë në të dyja vendet.

“Personalisht do të angazhohet për nismën e kryetarit Xhaferi, për arsye se çështjet që janë lënë në trashëgimi nga e kaluara dhe të cilat i pengojnë që të bashkëpunojnë më afër i motivojnë të gjejnë zgjidhje të cilat do të sigurojnë bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen”, theksohet të ketë thënë minisitri Kotzias në takim.

Kotzias më tej ka shtuar se nevoja për vendosjen e një kornize më të gjerë është e domosdoshme dhe me të do të mundësohen lëvizje dhe procese pozitive ndërmjet dy shteteve, për arsye se sipas tij, marrëdhëniet bilaterale për momentin i ngjajnë një zogu të mbyllur në kafaz që nuk mund të fluturojë.

“Për fat të mirë, njerëzit në të dyja anët e kufijve ndajnë shumë vlera të përbashkëta, tradita dhe zakone dhe ato kërkojnë që politikanët t’i vënë problemet në dimensione reale, ndërsa bashkëpunimi i shkëlqyeshëm në shumë fusha si policia dhe mbrojtja, të zgjerohet edhe në arsim, në kulturë, në këmbim të kuadrove dhe ekspertizës ndërmjet qendrave shkencore, kërkimore, universiteteve, si dhe në fusha tjera me prioritet”, ka theksuar Kotzias.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button