Në Australi mbahet Panairi i Luleve dhe Kopshtarisë

Në qytetin australian Melbourne është mbajtur Panairi i 23-të Ndërkombëtar i Luleve dhe Kopshtarisë, i cili mbledh ekspertët e kësaj fushe nga pjesë të ndryshme të botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Australianët treguan interesim të madh për panairin e organizuar në godinën e Qendrës mbretërore të ekspozitës në Melbourne dhe kopshtet rreth qendrës.

Vizitorët patën mundësinë të shohin aranzhime të veçanta të luleve të freskëta dhe të thata, por edhe të atyre tek të cilat janë përdorur materiale të ndryshme bimore.

Panairin në Melbourne për çdo vit e vizitojnë disa mijëra persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button