Arrestohet ish-presidenti i Koresë së Jugut, Lee

Bëhet e ditur se është arrestuar ish presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-bak, ndaj të cilit kishte një urdhër arrest të lëshuar nga gjykata e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lee është arrestuar pasi gjykata rajonale qendrore e Seulit lëshoi urdhërarrest për ish-presidentin nën akuzën “ryshfet dhe shpërdorim të detyrës”.

Ish presidenti Lee akuzohet se se ka marrë 10.3 milionë dollarë ryshfet nga agjencia e inteligjencës, biznesmenë dhe të tjerë gjatë periudhës 2008-2013, kur ai ishte në detyrë.

Lee gjithashtu akuzohet edhe për përdorimin e autoritetit të tij që t’i mundësojë përfitime kompanisë së pjesëve për automjete DAS, e cila në dokumente rezulton se i përket vëllait të tij Lee Sang-eun.

Nëse Lee do të dënohet në lidhje me të gjitha akuzat e drejtuara ndaj tij, ai mund të marrë dënim deri në 45 vite burg.

Ndërkaq, theksohet se Lee ka refuzuar akuzat ndaj tij për periudhën 2008-2013, kur ai ka qenë në detyrë në Korenë e Jugut. Bëhet e ditur se edhe Park Geun Hye, pasardhësja e Lee, vitin e kaluar u shkarkua nga detyra presidenciale me akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button