fbpx

Osmani: Autoriteti i PPE-së mund të ndihmojë për arritjen e konsensusit 

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane mbajti takim me përfaqësues të Partisë Popullore Evropiane (PPE) në kuadër të Parlamentit Evropian, kryesuar nga euro deputeti Andrej Kovaçev.

Në takim, Zëvendëskryeministri Osmani referoi për statusin e implementimit të Planit 3-6-9, në veçanti në pjesën e reformave në sistemin gjyqësor, reforma në shërbimet e sigurisë, si dhe reforma në administratë publike, si sfera prioritare të parapara në Raportin e grupit të lartë të ekspertëve, si dhe në Raportet e Komisionit.

Jemi në një periudhë posaçërisht të rëndësishme, mund të thuhet historike, kur konsensusi nacional dhe shoqëror është i domosdoshëm ti marrim vendimet e vërteta, ti realizojmë vizionet dhe planet për Maqedoni prosperuese euro- atlantike, para se gjithash për arsye se qytetarët atë e presin nga ne” – theksoi Osmani. Në këtë drejtim Osmani kërkoi nga përfaqësuesit e Partisë Popullore Evropiane të kyçen me autoritetin e tyre, jo vetëm në asistencën e Qeverisë në implementimin e reformave, por edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në partitë politike nga të gjitha anët të spektrit politik, në drejtim të ndërtimit të konsensusit të duhur.

Osmani theksoi  edhe aktivitetet që ndërmerren për përgatitjen në kohë të Qeverisë për fillimin e implementimit të gjashtë iniciative të parapara bartëse që dalin nga Strategjia për zgjerim të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025.

Deputetët e PPE-së të Parlamentit evropiane qëndrojnë në Maqedoni, me qëllim të skanimit të gjendjes në vend dhe implementimin e reformave. Takimi realizohet në një periudhë të rëndësishme për integrimin evropian të vendit tonë, në prag të publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë në rrugën evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button