Grubi kërkoi mbështetjen franceze për rekomandim, negociata dhe anëtarësim në NATO

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane Artan Grubi së bashku me anëtarët dhe zëvendës anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizuan takim me Liliana Tangi , deputete në Kuvendin Nacional të Republikës së Francës, e cila është edhe nënkryetare e Komisionit për Çështje Evropiane dhe nënkryetare e Grupit për Miqësi në mes të Kuvendit Nacional të Republikës së Francës dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe ambasadorit francez Kristian Timonie.

Në takim u këmbyen mendime për më shumë tema, kurse mbi të gjitha për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, proceset reformuese në Republikën e Maqedonisë, për BE-në dhe NATO-n, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë me vendet fqinje.

“U konstatua së bashku se marrëdhëniet bilaterale zhvillohen vazhdimisht, në frymën e besimit dhe miqësisë së ndërsjellë, ku u konfirmua angazhimi i përbashkët për avancimin e mëtejshëm të tyre. Nga ana e Grubit u shpreh pritja jonë për mbështetjen franceze për përpjekjet integruese euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, me çka kërkojmë vlerësim të rreptë por të drejtë të arritjeve, ndërsa nga ana e z-ja Tangi u riafirmua mbështetja për proceset reformuese në Republikën e Maqedonisë, qëllimi përfundimtar i të cilës është integrimi i plotë i shtetit në Bashkimin Evropian dhe NATO Aleancën. Për Republikën e Maqedonisë, mbështetja që vjen nga Republika e Francës është me rëndësi të jashtëzakonshme, duke pasur parasysh rolin kyç të Francës në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, veçanërisht para Raportit të prillit të Komisionit për Progresin e Republikës së Maqedonisë në integrimet Evropiane, në të cilën vendi ynë do të marrë rekomandim të qartë për fillimin e negociatave me BE”, thuhet në kumtesë..

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button