Dita Botërore e Ujit, 40% e fshatrave të Maqedonisë përballen me probleme

Rreth 40% e fshatrave të Maqedonisë përballen me problemin e ujit të sigurt për pije. Kjo dukuri paraqitet nëpër fshatrat ku nuk kanë të instaluar ujësjellës dhe në të cilat uji sigurohet nga vetë banorët të cilët vetë hapin puse apo gypa për furnizim, njofton Alsat M.

Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se gjendje më e shpeshtë me ujë të pasigurt për pije është paraqitur në Tetovë, Gostivar dhe Gjevgjeli. Në shënimin e ditës botërore të ujit, Instituti i Shëndetit Publik kumtoi se 2,1 miliard njerëz në botë nuk kanë qasje deri të uji i sigurt për pije. Rreth 1,9 miliard njerëz jetojnë në zona ku nuk ka më ujë të mjaftueshëm, ndërkohë që në nivel global mbi 80% e ujit të ndotur në kthehet prapë në lumenjtë dhe oqeanet pa u trajtuar në mënyrë të përshtatshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button