Të arrestuar pesë persona nga Draçeva

Në lagjen e Draçevës janë arrestuar pesë persona nga mosha 15 vjeç deri në 28 vjeç, me dyshim se kanë kryer gjashtë vepra penale.

Pasi janë marrë në pyetje, të arrestuarit kanë pranuar veprat dhe policia siguroi prova për zbardhjen e gjashtë veprave penale.

Personat e arrestuar veprat penale i kanë kryer në periudhë të përshtatur të ditës kur në shtëpitë që kanë vendosur t’i grabisin nuk ka pasur askush. Autorët kanë përdorur vegla dhe mjete për hapjen me forcë. 

Kundër tyre janë parashtruar padi përkatëse penale.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button