Osmani në takim me Koxiasin: Pres që ndërtimi i besimit të rezultojë me mbylljen e çështjeve të hapura

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane mbajti takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, i cili për vizitë pune ndodhet në vend.

Tema e takimit ishte progresi i bashkëpunimit të ndërsjellë, aktivitetet e dy vendeve në avancimin e komunikimit, si dhe masat e ndërtimit të besimit mes dy vendeve. “Kemi progres të madh në komunikim mes dy vendeve, e cila çon deri në rritjen e besimit mes dy vendeve, si dhe në përgjithësi, rritjen e besimit mes dy shoqërive” – potencoi Osmani, duke shprehur shpresën se e njëjta shpejti do të rezultojë edhe në tejkalimin e çështjeve të hapura.

Osmani - Koxias
Osmani – Koxias

Gjatë takimit Osmani shprehu shpresën se periudha që pason do të forcojë masat e ndërtimit të besimit në të gjitha sferat: ekonomi, kulturë, arsim, ekologji, bashkëpunimi ndërkufitar, energjetik, transport etj., me të cilin krahas ndërtimit të besimit mes shoqërive, qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë do ti ndjejnë përfitimet nga ky bashkëpunim. Në këtë kontekst Osmani theksoi kënaqësi nga fillimi i suksesshëm i implementimit të masave për besim, si që është tejkalimi i vendit në fazën e dytë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, si dhe qasjen deri te rajoni Adriatik-Jon.

Në vazhdim Osmani theks të veçantë i vuri edhe bashkëpunimit dypalësh mes Maqedonisë dhe Greqisë, që është e rëndësisë së veçantë në pjesën e shfrytëzimit të mjeteve të IPA-s në projektet e bashkëpunimit ndërkufitar, si dhe bashkëpunim në kuadër të tuining projektit dhe instrumentit TAEKS.

Në fund të takimit dy bashkëbiseduesit ranë dakord se integrimet euro- atlantike të vendit janë alternativë e vetme të cilat do të përforcojnë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, si dhe të mbetet komunikimi mes dy vendeve me dialog të hapur për partneritet.

Koxias për kompromis të “ndershëm”, Dimitrov s’pranon emër të bashkuar pa përkthim (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button