fbpx

Koxias për kompromis të “ndershëm”, Dimitrov s’pranon emër të bashkuar pa përkthim (FOTO+VIDEO)

Maqedonia nuk e pranon emrin e ngjitur pa përkthim si për shembull “Gornamakedonija”, kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, gjatë takimit me homologun e tij grek, Nikos Koxias, i cili tha se beson në kompromis me të cilin të dyja palët do të fitojnë, shkruan Portalb.mk.

“Mendoj se në referencën e tashme të përkohshme FYROM, ekziston emri Republika e Maqedonisë. Ai emër është i përthyeshëm në gjashtë gjuhët e OKB-së. Mendoj se këtu e kam rëndë t’i them popullit tim se nuk jemi popull me atë emër, edhe pse identiteti dallon kur thuhet Maqedoni në Greqi dhe Maqedoni në vendin tonë. Është e rëndë që të argumentohet kur kemi një fjalë si ky. Në shqiptohet shpejtë mund të humbet, të mos tingëllojë si Maqedoni. Mendoj se ky është argument i rëndë, mendoj se mund të gjejë shumë argumente dhe ta sqarojë se pse ajo nuk është drejtimi më i mirë”, tha Dimitrov.

Nga ana tjetër, Koxias tha se po bëjmë hapa që t’i zgjidhim problemet të cilat nuk i kemi bërë ne, por i kemi trashëguar dhe tani jemi të obliguar që t’i zgjidhim, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias.

“Është e lehtë në politikë, veçmas në atë të jashtme që të mos bësh asgjë, por pengesat politike patjetër duhet të tejkalohen dhe ajo do të sjell zhvillim. Ministrat e Punëve të Jashtme, në korniza të qeverive të tyre, kanë obligim që të gjejnë zgjidhje të cilat do ta ndjekin sjelljen e të dy popujve, të cilat janë të afërt dhe komunikojnë. Besojë në marrëveshje të ndershme, në një kompromis nga i cili në të ardhmen të dyja palët do të fitojnë. Asnjëherë nuk mundesh ta marrësh atë që e e në kokë, por atë që kryesisht është për ty dhe ta japësh atë që është kryesisht për palën tjetër”, tha Koxias.

——————————————————————————–

11:15 – Në fillim të konferencës për media pas takimi të përbashkët mes shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias dhe ministrin e Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ministri Dimotrov kishte problem me mikrofonin dhe për këtë shkak nuk mundeshte ta fillojë siç duhet deklaratën, transmeton Portalb.mk.

“Shpresoj se nuk ka parti të tretë e cila intervenon në marrëdhëniet tona”, tha në fillim Dimitrov me shaka.

“Kur mendojmë për të ardhmen e vështirë është të gjenden dallime, por që të vihet deri te e ardhmja duhet ta tejkalojmë dallimin aktual rreth emrit. Detyra nuk është e lehtë, ky praktikisht është takimi i dytë i vërtetë ku biseduam për elemente bazë. Bëhet fjalë për punë për balanc delikat. Gjysmë ditë mendoj se çfarë është më e rëndësishme për opinionin në Greqi, dhe gjysmën tjetër çka është më e rëndësishme për ne. Nëse një hap i vogël bëhet në këtë drejtim, i gjithë ekuacioni lëviz”, tha Dimitrov në konferencë pas takimit.

Ai shtoi se të dy vendet përpiqen të ndërtojnë besimin, por theksoi se akoma ka paragjykime.

“Mendoj se edhe nga ana tjetër, shpresoj që Koxias do ta konfirmojë, ka dëshirë që të tejkalohet në atë mënyrë që nuk do të prek askënd. Më e rëndësishme është që të mos preken çështjet e tilla”, tha ai dhe shtoi se javën e ardhshme do të zhvillohen takime në Vjenë me ndërmjetësuesin, Metju Nimic.

Sot po bëjmë hap që t’i zgjidhim problemet që nuk i kemi krijuar ne, por i kemi trashëguar dhe jemi të detyruar t’i zgjidhim, tha ministri grek i Punëve të jashtme, Nikos Koxias në konferencë për media.

“Është e lehtë në politikë, gjegjësisht në politiken e jashtme të mos bësh asgjë, por pengesat politike duhet të tejkalohen dhe do të sjellin zhvillim. Ministrat e Punëve të Jashtme, në kuadër të qeverive të tyre kanë për detyrë të gjejnë zgjidhje që do ta trashëgojnë sjelljen e të dy popujve që janë të afërt dhe komunikojnë. Besojmë ne bisedime të shpeshta, në një kompromis nga i cili në të ardhmen të dy palët do të fitojnë. Asnjëherë nuk mund ta fitosh atë që e ke në krye, por atë që është e rëndësishme për veten dhe ta japësh atë që është e rëndësishme për palën tjetër”, tha Koxias.

Sipas tij, interesi i përbashkët është e ardhmja dhe stabiliteti i rajonit.

Në pyetjen e gazetarit grek për propozimin e emrit “Maqedonia e Epërme” si emër dhe i pa përkthyer, gjegjësisht që do të figurojë vetëm në gjuhën sllovene, ministri grek, Nikolla Dimitrov shpjegoi se pse nuk është i pranueshëm ai propozim.

11:55- Filloi takimi i përbashkët i ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias dhe homologut të tij nga Maqedonia, Nikolla Dimitrov për draft-marrëveshjen e emrit të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Sipas agjendës, Koxias do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev, zëvendëskryeministrin, Bujar Osmanin dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Gjatë takimeve pritet të bisedohet për pozitat e të dy vendeve në lidhje me draft-marrëveshjet për zgjidhjen e kontestit të emrit. Me 30 mars të dy ministrat e jashtëm do të takohen në Vienë, së bashkë me ndërmjetësuesin e OKB-së, Metju Nimic.

Ndryshe, Koxias mbrëmë ateroi në Shkup me aeroplanin e parë pas 12-vitesh nga Greqia në Maqedoni.

Protestuesit: Koxias nuk mund të vijë në Maqedoni e të na shitet sikur mik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button