KOHA: Të dyshuarit e vendosjes së minës në Sopot janë nga një fshat kufitar i Likovës

Gazeta KOHA dje njoftoi se për vendosjen e minës në fshatin Sopot ku vranë dy ushtarë polakë të KFOR-it dyshohen dy shqipfolës, sot ajo shkruan se që të dy janë nga një fshat kufitar i Komunës së Likovës. Sipas asaj që shkruan me tej kjo gazetë, thuhet se njëri nga të dyshuarit nuk ka dashur ta vendos minën në rrugën mes fshatrave Sopot – Sushevë pasi për këtë do të pësonin edhe banorët.

“Ditën kritike dy personat kanë shkuar në vendin e ngjarjes në rrugën mes fshatrave Sopot – Sushevë dhe kanë  vendosur mjetin shpërthyes, në këtë moment, ka lindur edhe një zënkë mes tyre, pasi njëri ka kundërshtuar lokacionin ku është vendosur mina, duke i kujtuar “kryesorit” në këtë aksion se “këtu mund ta pësojnë edhe banorët e pafajshëm”, grindja mes tyre ka eskaluar dhe si pasojë “shefi” plagos me armë zjarri ndohmësin e tij, duke i shkaktuar plagë në njërën këmbë. që të dy largohen nga vendi i ngjarjes dhe më pas, aty kalon automjeti i KFOR-it i cili hidhet në ajër”, shkruan më tej KOHA.

Sipas burimeve të gazetës KOHA, “shefi” që është larguar për në Francë ka qenë i akuzuar për vepra terroriste.

KOHA: dyshohet se dy “argatë” shqipfolës kanë vendosur mjet shpërthyes në Sopot

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button