Skadoi afati, Xhaferi për Ivanovin: është i detyruar ta dekretojë ligjin e gjuhëve

Sot ka skaduar afati tetëditor për dekretimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Në lidhje me këtë, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në emisionin “Samo Vistina” (Vetëm e Vërteta) ka deklaruar se ai është i obliguar ta nëshkruajë ligjin për përdorimin e gjuhëve, sepse kushtetueshmërisht ai nuk ka të drejtë të vetos pas votimit të dytë të tij, njofton Portalb.mk.

“Në leximin e parë presidenti ka të drejtë të vendos veto, për votimin e dytë kur do të sigurohet shumica presidenti i shtetit është i obliguar ta nënshkruajë”, tha Xhaferi.

Meqë kryetari i Maqedonisë ka paralajmëruar se nuk e dekreton ligjin për përdorimin e gjuhëve, sipas kryeparlamentarit Talat Xhaferi mosdekretimi i ligjit nuk është pengesë që i njëjti të publikohet në Gazetën Zyrtare, që më pas të hyjë në fuqi. Në lidhje me këtë ka reaguar VMRO-DPMNE-ja duke thënë se nëse drejtori i Gazetës Zyrtare e publikon ligjin, ai do ta shkelë ligjin.

Ngjashëm si Xhaferi, vlerësuan edhe ekspertët juridik, pasi që sipas tyre ligji është votuar në mënyrë ligjore dhe se me mosdekretin e tij, presidentit Gjorge Ivanov, bën shkelje kushtetuese.

Përdryshe, ligji për përdorimin e gjuhëve, me 64 vota “për”, në atmosferë të tensionuar për së dyti herë u miratua në Kuvendin e Maqedonisë, pasi që së pari herë Ivanov refuzoi ta dekretojë ligjin.

Ndryshe, pas hyrjes në fuqi të ligjit të gjuhëve i njëjti do të duhet të kalojë nën thjerrëzën e Komisionit të Venedikut. Kjo ishte kërkesë edhe e Komisionit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button